Mër, Mar 11, 2026
Banner Top
Banner Top
Një qytetar nga Ferizaj gjen para dhe i dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 01.01.2026, rreth orës 21:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari D. Mehmetaj, i cili ka njoftuar se rreth orës 20:30, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, kishte gjetur një çantë të humbur.

Sipas njoftimit, në prani të zyrtarëve policorë është bërë kontrollimi i çantës, ku janë gjetur:

– Një patentë shoferi

– Kartëmonedha në vlerë prej 350 euro,

– para metalike rreth 3 euro,si dhe gjësende të tjera personale.

Pas verifikimeve, është identifikuar pronarja e çantës, znj. L. M, e cila është njoftuar dhe rreth orës 21:20 është paraqitur në stacionin policor për marrjen e çantës së saj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarin D. Mehmetaj për veprimin e tij shembullor, ndershmërinë dhe bashkëpunimin me institucionet, duke vlerësuar këtë rast si një shembull të mirë qytetarie dhe përgjegjësie shoqërore.” Thuhet në njoftimin e policisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë