Në Rusi janë raportuar 28 mijë e 585 raste të reja me COVID-19 dhe 613 vdekje në 24 orët e fundit.
Shifrat e të prëmtës paraqesin rritjen më të lartë ditore të viktimave të regjistruara që prej fillimit të pandemisë në këtë shtet.
Mediat kredibile ndërkombëtare kanë hedhur dyshime mbi raportimet ruse për numrin e viktimave, pasi sipas tyre në Rusi ka numër më të lartë të viktiamave dhe rasteve me COVID-19 mirëpo ato nuk raportohen.












