Minibibliotekën te memoriali “Heroinat”, në qendër të Prishtinës, e kishin kthyer në shportë mbeturinash.
Por psikologu Besnik Peci nisi një iniciativë të mrekullueshme , për ta pastruar dhe për t’i dhënë pamjen që e meriton, e kësaj iniciative ju bashkëngjit edhe psikologu Fitim Uka.
Ata e pasuruan minibibliotekën me disa libra, për t’iu treguar atyre që e kanë shkatërruar më parë, që dashuria dhe mirësia ngadhënjen përherë përballë smirës.















