Sipas raportit të Klinikës Infektive, në këtë klinikë janë të shtrirë 93 persona me koronavirus.
“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 22.06.2020, janë të hospitalizuar 97raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 93 raste.
Sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me Covid- 19 dhe poashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi.
41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike”.













