Mar, Maj 11, 2021
Banner Top
Banner Top
Infermieri i QKUK-së refuzon kompensimin prej 150 euro dhënë nga Qeveria, e cilëson ofendues

Infermieri, Enlirat Duraku, ka vendosur të heqë dorë nga shtesa prej 150 eurosh e dhënë nga Qeveria e Kosovës për personelin shëndetësor.

Duraku duke e cilësuar fyese këtë kompensim ka thënë se kontributin në betejën me Covid-19 do ta japë pa asnjë kompensim shtesë.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Reagimi im lidhur me shtesat prej 150€ nga Qeveria e Republikës së Kosovës si kompenzim për profesionistët shëndetësor në betejën antiCOVID, e të cilën e kam konsideruar ofenduese ka ngjallur reagime të shumta dhe të ndryshme si nga qytetarët poashtu edhe nga kolegët.

Duke refuzuar këtë shtesë, marrë parasysh nevojën e madhe që qytetarët kanë për kujdes dhe shërbime infermierore, duke respektuar obligimet kontraktuale me punëdhënësin, kontributin tim në betejën antiCOVID do e jap pa kompenzim shtesë me qëllim të ruajtjes së dinjitetit dhe integritetit profesional.

Me respekt

Enlirat K. Duraku./FamiljaJonë/

Arkiva

Kategoritë