Gjatë vitit 2025, 3,114 pacientë janë trajtuar nga mjekët fiziatër në Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.
Kështu ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë përmes një njoftimi.
Sipas këtij njoftimi, gjatë vitit të kaluar janë kryer 3,364 vizita specialistike dhe 250 vizita nga Mjeku Sportiv.
Po ashtu, siç njofton spitali, gjatë 2025-tës 91 pacientë kanë marrë shërbimin e ultrazërit diagnostik osteomuskular teksa janë realizuar 269 procedura të elektrostimulimit (n. facialis) dhe 73 seanca të laseroterapisë.
Sa i përket fizioterapisë dhe rehabilitimit, në 2025-tën janë realizuar 8,527 seanca të terapisë fizikale, si dhe 23,263 procedura terapeutike të veçanta, përfshirë elektroterapi, kineziterapi, magnetoterapi dhe metoda të tjera.













