Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Është alergji apo intolerancë?

Intoleranca ushqimore i referohet vështirësisë së tretjes së disa lloje ushqimesh. Është e rëndësishme të kuptohet që intolerance ushqimore ndyshon shumë nga alergjia e ushqimeve.

Alergjitë nga ushqimet nxisin sistemin imunitar, ndërkohë që intoleranca ushqimore nuk e bën këtë. Disa persona vuajnë nga problmet me tretjen pas ngrënies së disa lloje suhqimesh, edhe pse sistemi i tyre imunitar nuk ka mbireaguar – nuk ka një veprim të histaminës.

Ushqimet që më shpesh janë të lidhura me intolerancën ushqimore janë bylmeti, drithërat të cilat përmbajnë gluten dhe ushqimet që shkaktojnë gazra si fasulet dhe lakrat.

Është e vështirë të përcaktohet nëse kemi të bëjmë më një intolerancë ushqimore apo me një alergji sepse shpesh herë simptomat janë të ngjashme për të dy rastet.

Në rastin e një alergjie, edhe sasia më e vogël e ushqimit mund të shkaktojë simptoma, siç mund të ndodh në rastin e kikirikave. Ndërsa, në rastin e intolerancës ushqimore, sasitë e vogla të ushqimit shpesh nuk shkaktojnë simptoma.

Cilat janë simptomat e intolerancës ushqimore?

Simptomat e intolerancës ushqimore shpesh kërkojnë më shumë kohë që të shfaqen në krahasim me simptomat e alergjisë. Fillimi i simptomave ndodh disa orë pas ngrënies dhe mund të zgjas disa orë ose disa ditë. Në disa raste, simptomat mund të fillojnë edhe pas 48 orësh.

Disa persona janë intolerantë ndaj lloje të ndryshme ushqimesh, duke e vëshitrësuar mundësinë për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një sëmundje kronike apo me një intolerancë ushqimore. Identifikimi i këtyre ushqimeve mund të kërkoj më shumë kohë.

Simptomat më të shpeshta që hasen në intolerancën ushqimore jane:

– Fryrje barku
– Migrenë
– Dhimbje koke
– Kolle
– Bllokim të hundëve
– Dhimbje barku
– Zorrë e irrituar
– Urtikarie

Cilat janë simpomtat e alergjisë ushimore?


Alergjitë ushqimore ndodhin kur sistemi ynë imunitar reagon ndaj një ushqimi që kemi ngrënë. Kur hamë diçka ndaj të cilës jemi alergjikë, trupi ynë prodhon antitrupa, të cilët nisin një proces që përfshin çlirimin e histaminës për të luftuar atë çka e identifikon si të rrezikshme. Histamina vepron në sistemin respirator, traktin digjestiv, lëkurë, zemër dhe enët e gjakut. Për pasojë, simptomat e alergjisë shfaqen pothuajse menjëherë ose deri në 2 orë pas ngrënies së ushqimit. 

Simptomat mund të jenë:
– Ndjesi shpimi në gojë
– Enjtje e gjuhës dhe fytit
– Urtikarie
– Skuqje të lëkurës
– Të vjella
– Krampe abdominale
– Vështirësi në frymëmarrje
– Diarre
– Ulje të prësionit arterial

Reaksione më të rënda si pasojë ë alergjisë mund të shkaktojnë anafilaksinë, çka mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Disa persona janë aq sensitivë ndaj disa lloje ushqimesh, sa që edhe vetëm aroma apo kontakti me lëkurën mund të shkaktojnë reaksion.

Duke qenë se menaxhimi i alergjive ushqimore dhe intolernacës ndaj ushqimeve ndryshon, është e rëndësishmë të kryhet diagnostikimi i saktë i tyre dhe më pas të vendoset plani i trajtimit. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë