Hën, Nën 4, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa arsye absurde që i bëri çiftet të divorcohen

Numri i divorceve viteve të fundit është në rritje. Arsyet kryesore janë tradhtia dhe debatet e shpeshta. Por ka edhe arsye të tjera pse personat ndahen!

Bright Side, ka listuar disa arsye që i kanë titulluar si ‘arsye absurde’ që i bën ciftet të ndahen/

Rrjetet sociale – janë ndër shkaktarët që ciftet ndahen, e madje ka raste kur dy persona divorcohen vetëm pse njëri partner nuk e ndërron statusin në Facebook! Kështu ka qenë rasti i një gruaje në Indi, burri i së cilës nuk e ka ndërruar statusin nga ‘Është e komplikuar’ në ‘I martuar’.

Enët e palara – janë arsye që shumë persona mund të fillojnë e të debatojnë, por a e keni imagjinuar që njerëzit edhe divrocohen për enët e palara?  Në fillim të këtij viti, një burrë ndau në Facebook arsyen pse është divorcuar nga gruaja – ai e linte gotën e palarë në lavaman. Këtë veprim të tij, ish-gruaja e tij e shihte si indiferencë.

Grimi – vetëm disa ditë pas martesës, një burrë u nda nga gruaja e tij, pasi e pa të pa grimuar! 34 vjecari madje e kishte akuzuar ish gruan e tij, për përdorim të tepër të grimit – pasi e shihte këtë gjë si mashtrim!

Pikëpamjet politike – pas 22 vitesh martesë, një grua nga Kalifornia vendosi të ndahet nga bashkëshorti i saj, pasi ai kishte votuar për Donald Trump./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë