Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Deart Parashtica zyrtarisht Specialist i Gastroenterologjisë

Një arritje e rëndësishme profesionale është shënuar sot për mjekun e ri Deart Parashtica, i cili ka përfunduar me sukses specializimin dhe ka marrë zyrtarisht titullin Specialist i Gastroenterologjisë. Ky moment përbën një kapitull të veçantë në rrugëtimin e tij profesional dhe një arsye krenarie për familjen, kolegët dhe komunitetin më të gjerë.

Me përkushtim, disiplinë dhe punë të pandërprerë, Dr. Parashtica ka dëshmuar se suksesi është rezultat i sakrificës dhe pasionit për profesionin. Ai vjen nga një familje me traditë në mjekësi, si djali i Dr. Fatmir Parashticës, mjek i njohur dhe pronar i Poliklinikës “Dignoza” në Gjilan, një institucion që prej vitesh gëzon besimin e qytetarëve për shërbime cilësore shëndetësore.

Specializimi i Deart Parashticës në fushën e gastroenterologjisë përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve mjekësore dhe në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve, duke sjellë dije të reja dhe profesionalizëm bashkëkohor në këtë fushë.

Familja Parashtica dhe bashkëpunëtorët e tij shprehin krenarinë dhe urimet më të përzemërta për këtë sukses, duke i dëshiruar Dr. Deart Parashticës shëndet, karrierë të suksesshme dhe angazhim të vazhdueshëm në shërbim të pacientëve me humanizëm dhe përgjegjësi.

Urime për këtë arritje të merituar dhe suksese të mëtejme në misionin fisnik të mjekësisë!

Youtube

Arkiva

Kategoritë