Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Artriti dhe simptomat fillestare të kësaj sëmundje

Termi artrit përdoret për t’iu referuar dhimbjeve të nyjeve dhe eshtrave.

Fillimisht me ‘Artrit’ nuk  nënkuptojmë vetëm një sëmundje të vetme pasi ka mbi 200 lloje te tij.

Vetëm në SHBA janë mbi 50 milionë të rritur dhe 300 mijë fëmijë që vuajnë nga njëra formë e artritit. Por nëse bëhet një ndarje mes gjinive, atëherë më të prekur nga artriti janë gratë. Arsyeja pse gratë janë më të prekura nga kjo sëmundje është për shkak të faktorit hormonal.

Artriti është sëmundje auto-imune që do të thotë që organizmi sulmon vetveten.  Simptomat e para të artritit kryesisht janë shenja të zakonta  me sëmundjet e tjera si: lodhje, mungesë oreksi, dobësi.

Këto janë shenjat fillestare që mund t’i ketë një person me artrit por shenjat fillojnë e bëhen më specifike me kalimin e kohës. Shenjat tipike të një pacienti me artrit janë: enjtja e kyçeve -sidomos në gjunjë.

Një prej shenjave që ka artriti si edhe sëmundjet e tjera autoimune është vështirësia në lëvizje, sidomos nëse qëndron një kohë të gjatë ulur.

Nëse një person diagnostifikohet me ndonjë lloj të artritit atëherë përveç diagnozës së caktuar nga profesionistët, duhet ta edukojë vetën edhe për stilin e jetës – kjo pasi sëmundja menaxhohet më së miri nga mënyra se si jeton.

Ushqimi luan një prej roleve kyçe tek pacientët me artrit dhe të tillë duhet të kenë kujdes nga shumë ushqime që mund t’ia vështirësojnë sëmundjen.

Ndonëse nuk ka një dietë strikte për këta pacientë, të gjithë profesionistët sugjerojnë që ata të  konsumojnë ushqime anti-inflamatore dhe të ruhen nga të tilla ushqime që acarojnë sëmundjen. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë