771 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe 119 të tjerë janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate kanë dal pas 6 mijë 553 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh nuk ka vdekur asnjë person me Covid-19 dhe 4.489 raste të tjera janë aktive
Deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1,7milion doza të vaksinave.