Mund të keni dëgjuar deri më tani se shumë gra shtatzëna kanë pasur një periudhë shqetësuese – atë të rënies së flokëve.
Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (AAD) në baza ditore, ju mund të humbni nga 50 deri në 100 qime floku.
Humbja më dramatike dhe e dukshme e flokëve që ndodh pas një ngjarjeje nxitëse njihet si “telogen effluvium”.
Kjo nxitje mund të jetë e shkaktuar nga faktorët qoftë gjatë shtatzënisë apo pas lindjes.
Pas lindjes, nxitësit kryesor janë lindja dhe rënia e hormoneve, veçanërisht estrogjenit.
Por, në këtë rast, ngjarja nxitëse për rënien e flokëve është shtatzënia, me ndryshimin e niveleve të saj hormonale.
Maram Said, gjinekologe. shpjegon se rënia e flokëve zakonisht ndodh më afër tremujorit të tretë dhe ka tendencë të jetë një rrallim i përgjithshëm, në vend të rënies së flokëve nga një zonë e caktuar.
Nga e tërë kjo, e rëndësishme është të dini se humbja e flokëve është një periudhë e përkohshme./Verywell Family