Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sveçla: E mitura 11 vjeçare është dhunuar për më shumë se një vit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë një konference për media gjatë ditës së hënë ka treguar detaje të tjera në lidhje me keqtrajtimin dhe dhunimin e të miturës 11 vjeçare ditë më parë në Kosovë.

Sveçla tha se edhe pse çështja është ende duke u hetuar mund të thotë së ka më shumë se një vit që kjo 11 vjeçare është dhunuar.

“Nuk mund të them saktësisht, meqenëse çështja është nën hetim por tashmë mund të them se më shumë se një vit është keqpërdor dhe dhunuar e mitura 11 vjeçare. Këto janë informatat e para”, tha Sveçla.

Ai po ashtu tha se ia ka dorëzuar kërkesën kryeshefit të Inspektoratit të Kosovës, që të gjithë hetuesit policorë të paraqiten si dëshmitarë për të kuptuar saktë atë se çfarë ka ndodhur.

“Ne kemi kuptuar fatkeqësisht që nuk bëhet fjalë për një rast apo dy raste. Por bëhet fjalë për më shumë raste të keqpërdorimit dhe dhunimit të të miturës 11 vjeçare. Unë kërkesën kryeshefit të Inspektoratit kryesor të Kosovës, ia kam bërë drejtpërdrejtë në mënyrë që të gjithë të përfshirët në këtë rast edhe hetuesit policorë të paraqitën si dëshmitarë në mënyrë që institucionet e Kosovës dhe publiku të informohet drejtë për atë se çfarë ka ndodhë. Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të një pas njëshme të institucioneve përgjegjëse për ta mbrojtur të miturën dhe për të identifikuar të gjithë dhunuesit, që nuk janë arrestuar ende të gjithë ”, ka deklaruar ministri Sveçla./telegraf

Youtube

Arkiva

Kategoritë