Ditën e mërkruë edhe tre raste të reja të dyshuara me koronovirus, janë raportuar në QKUK.
Zyra për Informim e QKUK-së informon që personat e shtrirë në Klinikën Infektive janë:
Një femër 27 vjeçare nga Prishtina që studion në Piaqenza të Italisë, një mashkull 29 vjeçar nga Prishtina i punësuar në Milano si dhe një shtetas kinez 28 vjeçar që ka ardhur nga Kina në Kosovë në fillim të muajit shkurt.