Pre, Tet 23, 2026
Banner Top
Banner Top
Saranda Bujupi-Rama do të moderojë Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Teknikëve të Radiologjisë

Shoqata e Teknikëve të Radiologjisë ka njoftuar se moderatorja e emisionit “Familja Jonë”, Saranda Bujupi-Rama, do të jetë moderatorja e Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Teknikëve të Radiologjisë.

Sipas njoftimit të shoqatës, Bujupi-Rama do të udhëheqë programin e kongresit, duke koordinuar sesionet dhe duke lidhur folësit me pjesëmarrësit gjatë gjithë aktivitetit.

Kongresi do të mbahet më 11 nëntor 2026, në Hotel Sirius në Prishtinë, nën temën “Zhvillimi i Radiologjisë: Inovacioni dhe Siguria e Pacientit”.

Aktiviteti synon të sjellë së bashku profesionistë të fushës së radiologjisë për të diskutuar zhvillimet, inovacionet dhe rëndësinë e sigurisë së pacientit në këtë sektor.

Youtube

Arkiva

Kategoritë