Pre, Tet 23, 2026
Banner Top
Banner Top
Shkolla Finlandeze organizon aktivitet bamirësie në mbështetje të grave të prekura nga kanceri i gjirit

Shkolla Finlandeze ka organizuar aktivitetin bamirës “Pink October Bake Sale”, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, me qëllim mbështetjen e grave që përballen me këtë sëmundje.

Përmes këtij aktiviteti, komuniteti i shkollës u bë bashkë për të kontribuar në një kauzë që prek shumë gra dhe familje. Të gjitha fondet e mbledhura nga shitja e ëmbëlsirave do të dedikohen për mbështetjen e personave që përballen me kancerin e gjirit.

Në realizimin e kësaj nisme kontribuuan edhe disa biznese, përfshirë Kosmonte Foods, Ujë Dea, Matisse Café & Bakery, Ona’s Cakes dhe Bake & Hug, të cilat mbështetën aktivitetin dhe ndihmuan në suksesin e tij.

Shkolla shprehu mirënjohje edhe për të gjithë ata që përgatitën ëmbëlsira, dhuruan dhe u bënë pjesë e kësaj nisme bamirësie.

Përmes aktiviteteve të tilla, synohet të rritet ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, të shprehet solidariteti me gratë e prekura nga sëmundja dhe të kontribuohet në mbështetjen e tyre.

Muaji tetor shënohet në mbarë botën si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke vënë në pah rëndësinë e informimit, diagnostikimit të hershëm dhe mbështetjes për personat e prekur nga kjo sëmundje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë