Die, Gus 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Cilat gabime nuk duhet t’i bëjnë familjarët ndaj një personi të varur nga substancat narkotike?

Spitali për Trajtimin e Varësive, Rezonanca 3, ofron trajtim për personat që përballen me varësi nga droga dhe alkooli, por edhe për forma të tjera të varësive dhe çrregullimeve të shëndetit mendor.

Në kuadër të shërbimeve të këtij spitali trajtohen edhe varësitë nga substancat, ku përfshihet edhe varësia nga medikamentet. Një pjesë tjetër e trajtimit lidhet me varësitë e sjelljes, si bixhozi, lojërat e fatit dhe forma të tjera të sjelljeve kompulsive. Po ashtu, në spital trajtohen edhe çrregullime të ushqyerjes, përfshirë anoreksinë dhe buliminë.

Përveç trajtimit mjekësor, Rezonanca 3 përdor edhe forma të ndryshme të mbështetjes psikologjike, me qëllim që procesi i rikuperimit të përfshijë edhe aspektet emocionale dhe sociale të pacientëve.

Një prej tyre është terapia grupore, e cila zhvillohet në kuadër të spitalit dhe u mundëson pacientëve të komunikojnë, të ndajnë përvojat e tyre dhe të punojnë së bashku mbi vështirësitë që lidhen me varësinë dhe shëndetin mendor.

Në një intervistë për emisionin “Familja Jonë”, Sami Hajrullahu, psikolog në Spitalin për Trajtimin e Varësive, Rezonanca 3, ka folur për rolin që ka familja në procesin e trajtimit të personave që konsumojnë lëndë narkotike, si dhe për disa nga gabimet që familjarët mund të bëjnë gjatë përballjes me këtë situatë.

Sipas Hajrullahut, ndikimi i familjes mund të jetë shumë i rëndësishëm për personin që përballet me varësinë. Megjithatë, mënyra se si familjarët komunikojnë dhe reagojnë ndaj tij mund të ndikojë edhe negativisht në situatën e këtyre personave.

“Në momentin që familja është vazhdimisht e tensionuar, ku anëtarët e familjes grinden në kuptimin e komunikimit, të agresivitetit, pastaj kur pacienti nuk mund t’i shprehë ndjenjat e veta lirshëm, ky është edhe gabimi që familja zakonisht e bën.” – thotë Hajrullahu.

“Ose e forcojnë shumë për ta lënë vetë, pa kërkuar ndihmë profesionale. E që kur t’ia kufizon edhe lirinë minimale, pacienti rebelohet si për ta kërkuar atë formë të lirisë minimale. E kjo formë e lirisë minimale fatkeqësisht kërkohet edhe në mënyra jo të shëndetshme, që do të thotë që është edhe fillimi i përdorimit të substancave” – shton ai.

Psikologu thekson kështu rëndësinë e komunikimit brenda familjes dhe të kërkimit të ndihmës profesionale, në vend që personi me varësi të përballet i vetëm me problemin ose të vendosen ndaj tij kufizime që mund të ndikojnë në sjelljen e tij.

Videon e plotë të kësaj interviste, ku shihet edhe terapia grupore që zhvillohet në këtë spital, e gjeni më poshtë.

Për pyetje, konsultime ose vizitë, mund të kontaktoni direkt Spitalin për Trajtimin e Varësive, Rezonanca 3, në numrin +383 49 603 700 ose përmes adresës elektronike hospital@rezonanca-rks.com. Spitali ndodhet në Magjistralen Prishtinë–Ferizaj, në kilometrin e 10-të.

Youtube

Arkiva

Kategoritë