Arsim Berisha është riemëruar në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë Berisha.
“Me propozim të bashkëkryetarëve të Partisë Guxo, znj. Donika Gërvalla-Schwarz dhe z. Faton Peci, si dhe me vendim të Kryeministrit Albin Kurti, jam riemëruar Zëvendësministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës në kuadër të Qeverisë Kurti 3.” ka njoftuar Berisha në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, ky riemërimi është një vlerësim për punën e bërë deri tani.
“Që nga viti 2021 kam ushtruar këtë detyrë me përkushtim dhe përgjegjësi, ndërsa riemërimi im është një vlerësim për punën e bërë dhe një obligim shtesë për të vazhduar edhe më fuqishëm.” është shprehur Berisha i cili përmes këtij njoftimi është zotuar se në këtë mandat, do të vazhdojmë reformat për forcimin e kujdesit parësor, rritjen e cilësisë së shërbimeve spitalore dhe terciare, investime në infrastrukturë dhe pajisje moderne dhe reformat për mbështetje për profesionistët shëndetësorë.












