Dy nxënës të Shkollës Finlandeze, Nil Rama dhe Lir Kastrati, kanë arritur një sukses të veçantë, duke bërë krenarë familjet dhe shkollën me arritjet e tyre.
Pas pjesëmarrjes në një trajnim ndërgjegjësues kundër bullizmit, organizuar nga OJQ “People First”, ata shkruan ese të fuqishme me temën “Thuaj Jo Bullizmit”.
Punimet e tyre u vlerësuan si ndër më të mirat dhe u shpërblyen në kuadër të projektit “Dija Jote për Shëndetin Është Mbrojtja Jote”.
Ky sukses jo vetëm i nderon ata, por edhe nxit frymën e aktivizmit dhe empatisë në mesin e nxënësve të Shkollës Finlandeze.
Falënderime të veçanta për Nilin dhe Lirin, që me zërin dhe guximin e tyre po kontribuojnë në luftën kundër bullizmit dhe po inspirojnë bashkëmoshatarët e tyre.













