Njerëzit, kanë tendencë të vizitojnë mjekun vetëm kur sëmuren, por kjo nuk është mënyra e duhur. Në vendet perëndimore, vizitat tek mjeku janë të rregullta. Në këtë mënyrë kur bëhet kontrolli i përgjithshëm i gjendjes shëndetësore, sëmundjet mund të parandalohen.
Kontrollet e rregullta, mund të ndihmojnë në zbulimin e problemeve shëndetësore qysh në fazat e para. Kur një sëmundje zbulohet në fazat e para, kura është shumë më e lehtë.
Ja disa përfitime që mund t’i keni nëse kontrolloheni rregullisht:
Reduktoni mundësinë për tu sëmurë
Zbuloni sëmundjet qysh në fazë të hershme
Rritni mundësinë për trajtim
Ulni mundësinë për komplikime të mundshme
Për të kryer ‘check-ups’ të rregullta ju këtë mund ta bëni në CT Beni, që është poliklinikë diagnostifikuese – radiologjike.