Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta dalloni pasionin nga dashuria?

Shpeshherë njerëzit mund ta ngatërrojnë pasionin me dashurinë, e kur pasioni shuhet, ata persona nuk qëndrojnë së bashku.

Personat që janë në dashuri, i ndajnë jo vetëm momentet e bukura me njëri – tjetrin, por sidomos edhe ato jo të këndshme. Është e kuptueshme që një lidhje dashurie, kalon edhe faza jo të mira. Është normale që ndonjëherë çiftet të mos ndihen rehat dhe të kenë debate, por qenësore për çiftet e dashuruara është tejkalimi i keqkuptimeve.

Çiftet e dashuruara kanë qëllime përpara vetës dhe punojnë që t’i realizojnë ato. Dy persona që duhen, natyrisht që duhet t’i ndajnë edhe përgjegjësitë. Një lidhje nuk mund të jetë e shëndetshme nëse njëri nga partnerët i kryen të gjitha obligimet, kurse tjetri i injoron ato.

Ajo që e dallon dashurinë nga pasioni është që partneri nuk tenton që të ua ndërrojë personalitetin, por dashurohet edhe në gjërat jo perfekte që i keni. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë