Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Simptomat nga kanceri i mitrës

Kanceri i mitrës, ndodh kur qelizat kanceroze rriten në mitër. Ky lloj i kancerit është një nga pesë shkaktarët kryesor të vdekjeve të grave në SHBA.

Janë disa simptoma që asnjë grua nuk  duhet t’i injorojë sa i përket kancerit të mitrës, ndonëse në fazën e hershme ky kancer ka tendencë të jetë pa ndonjë simptomë të vërejshme.

Këto mund të jenë disa prej shenjave që paralajmërojnë për kancer në mitër:

Dhimbje apo presion në legen, gjakderdhje vaginale (jo në kohë të periodave), dhimbje e shpinës dhe abdomenit, urinimi i shpeshtë, marramendje, humbje e apetitit si dhe humbje e peshës.

Kanceri i mitrës zhvillohet kur qelizat në këtë pjesë të trupit ndahen dhe shumohen në mënyrë të pakontrolluar. Ende nuk dihet saktë arsyeja pse shfaqet kanceri i mitrës, mirëpo janë disa persona që janë më të rrezikuar se të tjerët.

Nëse keni familjare që kanë pasur kancerin e mitrës, është e udhës që të bëni kontrolle të shpeshta tek gjinekologu. Gratë që kanë pasur probleme me riprodhim, janë ndër personat e rrezikuar nga kanceri i mitrës. Ato gra që kanë pasur kancer në vende të tjera, duhet të kontrollohen çdo gjashtë muaj edhe tek gjinekologu. Terapia hormonale, del të jetë një prej shkaktarëve  që rritë rrezikun e prekjes nga kanceri i mitrës si dhe obeziteti. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë