Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
3 rregullat universale për lidhjet e dashurisë

Me siguri që keni dëgjuar e lexuar me dhjetëra këshilla sa i përket lidhjeve romantike. Por ndonjëherë këshillat që mund t’i lexoni nuk përkojnë me ndonjë situatë të caktuar.

Çdo lidhje ka specifikat e veta, por janë disa gjëra që janë universale për të gjithë.

Është normale të mos diskutosh, por të flesh

Është totalisht e kuptueshme, që pas një ditë të gjatë ju të mos e keni energjinë e duhur për një ‘bisedë të vështirë’ me partnerin. Sipas ekspertes së lidhjeve, Laura Ciel, në raste të tilla bëni mirë të shkoni të fleni. “Kjo nuk do të thotë që nuk po ju intereson problemi, por kështu do i jepni mundësi vetes dhe partnerit që të kuptoni më me gjakftohtësi problemin”, shprehet ajo.

Vetëm dashuria nuk mjafton

Asnjë lidhje nuk funksionon kur gjithë çfarë kanë dy persona, është dashuria. Sipas ekspertes së çifteve, Jessica Elizabeth Opert, ajo çfarë duhet është të keni një lidhje shpirtërore.

“Ju mund të keni një dashuri të pastër për parnterin, por pa lidhjen e ngushtë mes jush, dashuria mund të shuhet. Prandaj, duhet që të fokusoheni më shumë në lidhjen që keni me partnerin’.

Mos u tregoni familjarëve gjithçka për lidhjen që keni

Familjarët dhe miqtë natyrisht që pyesin për lidhjn që keni, por ju duhet të keni kujdes që detajet t’i mbani për vete. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë