23 pacientë me COVID-19 janë duke marrë trajtim të mëtutjeshëm shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa gjashtë prej këtyre personave janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këtë e bëri të ditur vetë Spitali i Përgjithshëm i Pejës, përmes një shkrimi në Facebook.
Lidhur me gjendjen e pacientëve, sipas njoftimit, 19 prej 24 personave të shtrirë kanë gjendje stabile shëndetësore, ndërsa gjashtë prej tyre kanë në gjendje më të rëndë dhe janë në oksigjeno-terapi.
Në njoftimin zyrtar në Facebook po ashtu theksohet se gjatë 24 orëve janë kryer katër lindje në këtë spital.













