Hën, Nën 4, 2024
Banner Top
Banner Top
Zakonet e mbrëmjes që po shkatërrojnë gjumin tuaj

Bërja e një gjumi të mirë natën mund të jetë një gjë e vështirë për t’u arritur, veçanërisht kur keni shumë gjëra për t’i mbajtur mend. A i keni paguar faturat në kohë? A keni nesër një takim? Harrove përsëri lavanderi në lavatriçe?

Po ashtu, ka edhe arsye të tjera që shumica e njerëzve nuk bëjnë gjumë të rehatshëm dhe gjithçka vjen nga zakonet e këqija.

Këto janë aktivitete në të cilat njerëzit angazhohen çdo ditë që e bëjnë të vështirë që trupat e tyre të pushojnë natën, në mënyrë që të mund të bëni gjumë të plotë.

Duke ju vetëdijësuar për to, shpresojmë se mund të filloni të frenoni këto zakone të këqija dhe të zgjoheni plotësisht të pushuar ditën tjetër.

  1. Pirja e kafesë pas darkës

Kafeja përmban shumë kafeinë, e cila është një stimuluese. Është e shkëlqyeshme për t’ju dhënë energji në mëngjes, por kjo është e tëra. Pirja e kafesë në fund të ditës mbanë kafeinën në sistemin tuaj për shumë më gjatë, kështu që pini atë të paktën pesë orë para gjumit.

  • Përdorimi i pajisjeve mobile

Ju mund të mendoni se kontrollimi i telefonit tuaj ose leximi i një libri në tabletin tuaj do t’ju ndihmojë të bini në gjumë, por në të vërtetë ndodh e kundërta. Këto pajisje lëshojnë atë që quhet drita blu, e cila stimulon trurin në aktivitet duke shtypur melatoninën. Kjo është kimikati i trurit që është përgjegjës për t’ju ndihmuar të bini në gjumë gjatë natës.

  • Aktiviteti fizik në mbrëmje

Një ushtrim i vogël para gjumit nuk është një ide e keqe pasi mund të përgatisë trupin tuaj për shtrat. Sidoqoftë, ajo që nuk duhet të bësh është të përfshihesh në një stërvitje ekstreme, ngase trupit I duhet shumë më tepër kohë që të kthehet në normalitet.

  • Pirja e tepruar e alkoolit

Alkooli ka një reputacion si një qetësues që mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur, por kjo nuk do të thotë që do t’ju ndihmojë të flini. Në fakt, edhe nëse arrini ta bëni, ky gjumë s’do të jetë aspak i rehatshëm.

  • Ushqimi pak para gjumit

Nëse ju ushqeheni pak para gjumit, nuk do t’i jepni trupit tuaj shumë kohë për tu tretur, dhe kjo mund t’ju shqetësojë gjatë gjithë natës.

  • Sjellja e problemeve tuaja në shtrat

Burimi kryesor i problemeve me gjumin është stresi dhe ankthi. Shumë njerëz i mbajnë me vete ato barra në shtrat, dhe si pasojë e kësaj nuk mund të bëjnë gjumë të rehatshëm. Jo vetëm kaq, por duke qenë të stresuar vazhdimisht mund të sjellë një tendosje të konsiderueshme në shëndetin e përgjithshëm, dhe nëse nuk flini mjaftueshëm, trupi nuk ka energji të mjaftueshme për t’u marrë me këto kushte shtesë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë