Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksinimi – mënyra më e lirë dhe më efikase për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet

Sikur në shumë vende të botës, edhe në Kosovë shënohet Java e imunizimit 2019.

Java Botërore e Imunizimit (24 -30 prill) në Kosovë synon që përmes aktiviteteve të organizuara të rris vetëdijesimin për imunizim, e rrjedhimisht edhe përmirësimin e statusit shëndetësor të fëmijëve që është prioritet kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHP-së, UNICEF-it e OBSh, me qëllimin që të parandalohet rishfaqja e sëmundjeve ngjitëse, të cilat shkaktojnë paaftësi dhe vdekje, dhe për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë një mundësi të barabartë për një të ardhme të shëndoshë.

Vaksinimi i fëmijëve, sipas kalendarit vjetor të vaksinimit të obliguar me ligj, ka krijuar një traditë të mirë në deceniet e fundit në Kosovë.


Vaksinimi në shkallë prej mbi 95% të fëmijëve në Kosovë, flet për një sukses të përbashkët të MSh-së, IKSHKP-së, UNICEF-it, OBSH-së, si dhe profesionistëve shëndetësor e prindërve kosovarë.

Gjatë vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 539 000 euro për sigurimin e vaksinave nga kalandari i vaksinimit të obliguar me ligj dhe 350 000 euro për vaksinat sipas indikacioneve epidemiologjike.

MSh, rikujton se vaksinimi është mënyra më e lirë dhe më efikase për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinimit.


Fëmijët kosovarë meritojnë të kenë vaksina cilësore dhe me kohë.

Prandaj, MSh u bën apel prindërve që t’i vaksinojnë me kohë fëmijët e tyre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë