Mër, Tet 14, 2026
Banner Top
Banner Top
Për herë të parë në Njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror realizohet me sukses trakeostomia perkutane dilatative

Mjeku Egzon Daku, ka treguar në Facebook që për herë të parë në Njësinë e Mjekimit Intenziv Qëndror u realizua me sukses trakostomia perkutane dilatative.

“Një hap i rëndësishëm në avancimin e Mjekimit Intensiv!

Për herë të parë në Njësinë e Mjekimit Intensiv Qëndror u realizua me sukses trakeostomia perkutane dilatative, një procedurë bashkëkohore që përfaqëson një avancim të rëndësishëm në kujdesin ndaj pacientëve kritikë.

Procedura u realizua nga ekipi i përbërë:

1. Dr. Shaqir Uka , Shef i Mjekimit Intensiv

2. Dr. Ismet Jusufi, Drejtor i Klinikës

3. Dr. Aríjetą R Temąj

4. Dr. Egzon Daku

Meritë e veçantë për këtë arritje i takon Drejtorit, Dr. Ismet Jusufi , iniciativa, përkushtimi dhe njohuria profesionale të të cilit kanë qenë shtytëse në krijimin e kushteve për aplikimin e kësaj procedure.

Një hap përpara për Mjekimin Intensiv dhe për cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve tanë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë