Shoqata e Teknikëve të Radiologjisë së Kosovës, ka njoftuar qe Mustafë Buzoku eshte zgjedhur Kryetar i Shoqatës së Teknikëve të Radiologjisë së Kosovës (SHTRK) dhe profesionist i përkushtuar në fushën e radiologjisë.
Si teknik i radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe asistent mësimor në Kolegjin AAB, me përvojë të gjerë në të gjitha aparaturat moderne radiologjike, ai i bashkohet Kongresit të I-rë Ndërkombëtar të Teknikëve të Radiologjisë për të ndarë përvojën dhe vizionin e tij për zhvillimin e profesionit, në kuadër të temës „Zhvillimi i Radiologjisë: Inovacioni dhe Siguria e Pacientit”.
———













