Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimet më të dëmshme për fëmijë

Fëmijëve duhet mësuar që nga vitet e para të jetës, që ushqimi i shëndetshëm, është primar. Por disa ushqime janë me të vërtetë shumë të dëmshme për fëmijë, e ato janë:
Sipas Asociacionti të Pediatrëve Amerikanë, fëmijët nën moshën një vjecare nuk duhet konsumuar asnjëherë pije të gazuara.

Gjithashtu, jogurti për fëmijë nuk është fare i domosdoshëm madje edhe shumë i dëmshëm. Shumë jogurtë mund të shkaktojnë edhe alergji tek fëmijët. Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të hanë jogurt, atëherë përgatitni vet me mjaltë.


Kokoshkat që bëhen në mikrovalë, janë tejet të dëmshme për fëmijë. Kjo pasi, qeset që janë të mbyllura kanë kemikale të rrezikshme.
Ushqimet e shpejta, ose mishi i procesuara, duhet ndaluar.

Një studim i kryer nga American Cancer Society, tregoi se vetëm 50 mg i mishit të procesuar në ditë, rritë rrezikun për kancer.
“Duhet limituar konsumimi i mishit të kuq dhe të procesuar, pasi fëmijët rrezikohen të preken nga kanceri, sidomos kanceri i zorrës së trashë”, shkruhet në raport.


Patetinat janë një tjetër ushqim që nuk duhet konsumuar nga fëmijët. Kjo pasi, patetinat kanë në përbërje shumë yndyra, kalori dhe shumë krip. Konsumimi i kripës, ndikon në shumë probleme nga hipertensioni deri tek presioni i lart i gjakut dhe probleme me veshkë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë