Thinjat janë diçka e pashmangshme dhe gjithmonë shihen si shenja të moshës.
Mirëpo jo gjithmonë, flokët e bardhë flasin për plakjen. Ato thinjen kur folikulat e tyre prodhojnë më pak melaninë, pigmenti që i jep ngjyrën flokut. Zakonisht thinjat e para nisin të shfaqen pas të 30-ave, por tek disa femra/meshkuj mund të shfaqen edhe në të 20-at.
Faktorët të cilët ndikojnë në shfaqjen e tyre të parakohshme mund të jenë duhanpirja ose edhe ndotja ambientale (rrezet ultravioletë apo ndotja e ajrit).
Por, përveçse një shenjë e plakjes, thinjat mund të paralajmërojnë për diçka më serioze: sëmundje të zemrës.
Disa studime kanë bërë të ditur se sa më shumë flokë të zbardhura të ketë një person, gjasat që ai të vuajë nga sëmundja e arterieve koronare janë më të mëdha. E kjo sëmundje shfaqet kur arteriet në zemër fillojnë të ngushtohen dhe forcohen për shkak të formimit të pllakës bakteriale.
Edhe pse mund të duket e çuditshme, mund të ketë një mekanizëm psikologjik që ndikon si tek thinja e flokëve ashtu edhe problemet me zemër.
Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Ka raste të rralla ku thinjat e parakohshme mund të jenë shenjë e një sëmundjeje si vitiligo (një sindromë e lëkurës që shkakton humbjen e pigmentimit), anemisë apo probleme që kanë të bëjnë me gjëndrat e pështymës ose tiroidet./Familja Jonë












