Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Supë kungulli me domatini 10+

Gatuar nga : Getoarbë Mulliqi Bojaj
mama.sunshnine.food

2 copa kungull
2-3 domatina
1/4 qepe e kuqe
3-4 fije majdanoz te freskët
1 luge krem djathi
3 kokrra koriander
Pak arrë moskati

Domatinat bashkë me qepën dhe majdanozin bluhen të freskëta me 60 ml ujë. Zihen rreth 1 orë, ashtu që domatinave t’iu humbë aciditeti. Koriandra shtohet në zierje – përpos shijes, preferohet të përdoret në ushqimet që kanë aciditet të lartë.

Kungulli i mbështjellur në letër për pjekje, piqet derisa të zbutet. Pasi që piqet kungulli të gjitha bluhen së bashku me pak arrë moskati. Shërbehet me një lugë të vogël krem djathi.

‼️KONSULTOHUNI me pediatrin e bebeve para se t’i prezantoni ushqimin, gjithashtu informohuni per ushqimet qe kane veti alergjenë!‼️

Youtube

Arkiva

Kategoritë