Së paku një person është vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas një sulmi në qendër të Vjenës.
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, është shprehur që ky sulm është ‘sulm terrorist’,
Një numër i të dyshuarve të armatosur me pushkë, filluan sulmin në gjashtë vende të ndryshme në Vjenë. Në mes të plagosurve është edhe një oficier policie.
Ende nuk ka detaje të hollësishme nga ky sulm terrorist në Vjenë.













