Sht, Tet 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimi i fundit: Burrat me nivel të ulët të testosteronit janë më të rrezikuar nga Covid-19!

Sipas një studimi të fundit, burrat me nivel të ulët të testosteronit që janë infektuar me COVID-19 kanë rrezikshmëri më të lartë vdekjeje nga virusi.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se burrat kanë dy herë më shumë të ngjarë të ndërrojnë jetë nga koronavirusi, ndonëse studiuesit nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë përse ndodh kjo.

Por një vëzhgim nga një spital gjerman me 45 pacientë COVID-19 në kujdes intensiv ka zbuluar se testosteroni mund të luajë një rol jetik. Hormoni dihet se ndihmon në rregullimin e reagimit imunitar të trupit, por kur një njeri ka nivele të ulëta të testosteronit, sistemi imunitar nuk mbahet në kontroll dhe mund të bjerë pre e infeksionit.

Kjo çon në një të ashtuquajtur stuhi të citokinës, e cila ndodh kur sistemi imunitar del jashtë kontrollit, ndërsa përpiqet të vrasë patogjenin. Kështu fillon të dëmtojë vetë trupin dhe, nëse lihet i pakontrolluar, rezultati mund të jetë fatal.

Youtube

Arkiva

Kategoritë