Hën, Maj 25, 2026
Banner Top
Banner Top
Spitali i Përgjithshëm në Pejë rikujton rëndësinë e shëndetit të tiroides

Në Ditën Botërore të Tiroides e cila shënohet me 25 maj, Shërbimi i Endokrinologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Pejë ka rikujtuar rëndësinë e kujdesit për shëndetin e gjëndrës tiroide dhe diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve tiroide.

Në thirrjen e postuar nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë është theksuar se gjëndra tiroide luan rol të rëndësishëm në funksionimin normal të organizmit, duke ndikuar në metabolizëm, energji, sistemin nervor, zemrën dhe mirëqenien e përgjithshme.

Sipas spitalit, sëmundjet tiroide janë të shpeshta dhe mund të manifestohen me: llodhje, ndryshime në peshë, rrahje të shpejta të zemrës, nervozizëm, rënie flokësh, intolerancë ndaj të ftohtit ose nxehtësisë.

“Diagnostikimi në kohë dhe trajtimi adekuat janë thelbësore për parandalimin e komplikimeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.” ka bërë thirrje Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë