Mër, Pri 22, 2026
Banner Top
Banner Top
Spitali i Mitrovicës do të kryej kontrollet sistematike për policët

Spitali i Mitrovicës do të kryej kontrollet sistematike për policët.

Kështu ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë.

Në njoftim është treguar se drejtori i këtij spitali, Gëzim Berisha, i shoqëruar nga Qenan Çabra, u.d. Drejtor Mjekësor dhe Lirije Fazliu- Bajraktari, u.d. Drejtoreshë e Infermierisë, pritën në një takim zyrtar delegacionin nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës.

​Delegacioni i Policisë së Kosovës kryesohej nga Merita Zogu, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore, e shoqëruar nga rreshter Berat Gllareva, Shef i Sektorit të Psikologjisë në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës si dhe Arjeta Robelli- Mehmeti, mbikëqyrëse e Sektorit të Psikologjisë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

Tutje spitali ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi, fokusi kryesor i diskutimit ishte organizimi dhe realizimi i kontrollave sistematike shëndetësore për pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga Rajoni i Mitrovicës, të moshës nën 45 vjeçare.

Sipas njoftimit, realizimi i kontrolleve sistematike do të kryhet në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar mes Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe Policisë së Kosovës.

“Drejtori Berisha shprehu gatishmërinë e plotë të spitalit për të ofruar të gjitha kapacitetet e nevojshme diagnostikuese dhe stafin profesional për t’u shërbyer zyrtarëve policorë. Në anën tjetër, drejtoresha Zogu dhe znj. Robelli-Mehmeti, në emër të Policisë së Kosovës, falënderuan stafin e spitalit që në vazhdimësi ofrojnë kujdes dhe përkrahje shëndetësore për policët.” – thuhet në njoftimin e spitalit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë