Enj, Maj 7, 2026
Banner Top
Banner Top
Spitali i Ferizajt del me sqarim për vdekjen e foshnjës që lindi në tualetin e emergjencës në Ferizaj

Një grua ka linduar foshnjën e saj në tualetin e emergjencës në Ferizaj ku më pas foshnja ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vdekur pak kohë pas lindjes.

Në lidhje me këtë rast, Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka dalë me një saqrim ku thuhet se pacientja është paraqitur në spital me ankesa për obstipacion (kapsllëk) dhe, në një moment, ka hyrë në tualet duke e mbyllur derën.

“Pas insistimit dhe presionit nga stafi mjekësor, të cilët kishin dëgjuar zërin e një foshnjeje, dera është hapur. Nëna kishte prerë kordonin umbilikal të foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave, në gjendje të rëndë dhe hipotermike.” ka shpjeguar spitali.

Sipas njoftimit, menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente për trajtimin e nënës dhe foshnjës, të cilat janë transferuar në repartet e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë. Ekipi multidisiplinar, me përfshirjen edhe të anesteziologut, ka filluar menjëherë të gjitha procedurat reanimatore.


Sapo është konstatuar rasti, stafi shëndetësor ka njoftuar organet kompetente, përkatësisht Policinë e Kosovës.


“Foshnja është pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme reanimatore nga ekipi multidisiplinar i spitalit. Pavarësisht përpjekjeve maksimale dhe trajtimit intensiv nga personeli mjekësor, foshnja ka ndërruar jetë.” ka shpjeguar spitali.


Tutje është bërë e ditur se lidhur me rastin, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria, të cilat kanë iniciuar hetimet. Në procedurë janë përfshirë edhe inspektorët shëndetësorë dhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Instituti i Mjekësisë Ligjore, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore.


Tutje, Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka theksuar se për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimeve dhe respektimit të privatësisë së palëve të përfshira, për momentin nuk mund të ofrohen detaje shtesë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë