Mër, Qer 10, 2026
Banner Top
Banner Top
Specializantët dhe specialistët e Biokimisë Klinike protestojnë kundër Udhëzimit Administrativ 02/2026

Prishtinë, 10 qershor 2026 – Specializantët dhe specialistët e Biokimisë Klinike kanë njoftuar organizimin e një proteste kundër ndryshimeve të bëra në Udhëzimin Administrativ 02/2026, të nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë më 20 maj 2026.

Sipas organizatorëve, ndryshimet në këtë udhëzim administrativ mundësojnë që farmacistët të ndjekin specializimin në Biokimi Klinike, vendim që ata e konsiderojnë të papranueshëm dhe në kundërshtim me standardet profesionale e akademike të kësaj fushe.

Në reagimin e tyre, specializantët dhe specialistët e Biokimisë Klinike shprehen se gjatë procesit të dëgjimit publik për specializimet e farmacistëve, Biokimia Klinike nuk ishte përfshirë në propozimet fillestare, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përfshirjes së saj në versionin përfundimtar të udhëzimit.

Ata vlerësojnë se vendimi cenon kompetencat specifike profesionale të Biokimisë Klinike dhe mund të ndikojë negativisht në cilësinë e shërbimeve laboratorike, duke rrezikuar sigurinë dhe shëndetin e pacientëve.

Përmes protestës, organizatorët kërkojnë rishqyrtimin e Udhëzimit Administrativ 02/2026 dhe mbrojtjen e standardeve profesionale në këtë fushë.

Protesta do të mbahet më 11 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.

Specializantët dhe specialistët e Biokimisë Klinike kanë ftuar mediat, profesionistët shëndetësorë dhe qytetarët që t’i bashkohen protestës në mbështetje të kërkesave të tyre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë