Mër, Pri 22, 2026
Banner Top
Banner Top
Sot mbahen zgjedhjet në 4 njësi zgjedhore për Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës, legjislatura e IV

Sot mbahen zgjedhjet në 4 njësi zgjedhore për Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës, legjislatura e IV.

Kështu ka njoftuar Oda e Mjekëve të Kosovës duke bërë të ditur se zgjedhjet po zhvillohen në QKMF Obiliq, Klinikën e Reumatologjisë, Klinikën e Gastroenterologjisë – Shërbimi i Mjekësisë Nukleare dhe në Klinikën e Endokrinologjisë.

Kjo odë ka ftuar të gjithë anëtarët, të njësive përkatëse, me të drejtë vote që të marrin pjesë në këtë proces përmes të cilit zgjidhen përfaqësuesit e tyre në organin më të lartë vendimmarrës të odës.

“Zgjedhjet për Kuvendin përbëjnë një moment të rëndësishëm për funksionimin dhe zhvillimin e mëtejmë të Odës së Mjekëve të Kosovës, duke garantuar përfaqësim të drejtë, transparencë dhe forcim të rolit profesional të mjekëve në vend.” thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë