Enj, Pri 30, 2026
Banner Top
Banner Top

Alergjitë pranverore nuk shmangen gjithmonë plotësisht, por mund ti kontrollosh mirë me disa zakone të thjeshta:

Ul kontaktin me polenin

  • Qëndro brenda kur ka shumë erë ose kur poleni është i lartë
  • Mbyll dritaret në shtëpi dhe në makinë
  • Shmang daljet herët në mëngjes (atëherë ka më shumë polen)

Kujdesi personal

  • Laj fytyrën dhe duart sapo kthehesh nga jashtë
  • Ndrysho rrobat që ke veshur jashtë
  • Mos fli me rrobat e ditës

Mbaje ambientin të pastër

  • Pastro shpesh shtëpinë
  • Përdor aspirator me filtër (nëse ke mundësi)
  • Ajrose në orare kur ka më pak polen

Kujdes shëndetësor

  • Përdor ilaçe kundër alergjisë vetëm me këshillën e mjekut
  • Nëse ke simptoma të forta, mos i neglizho

Me pak kujdes çdo ditë, mund ta kalosh pranverën më rehat dhe pa shumë shqetësime.
#spitaliipergjithshempeje #edukimishendetsor

Youtube

Arkiva

Kategoritë