Die, Tet 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të mbillni sallatën e gjelbër në vazo?

Sallata e gjelbër është një nga ushqimet më të rekomanduara për shëndetin e njeriut.

Ajo është e shijshme dhe shumë e pasur në vlera ndaj mjekët rekomandojnë konsumin e saj të rregullt çdo ditë.

Në këtë artikull të Familja Jonë do të mësoni për aspektet më të rëndësishme të mbjelljes së saj në kushtet e shtëpisë.

Koha e Duhur Për Mbjelljen e Sallatës

Stinët luajnë një rol domethënës në suksesin e rritjes së sallatës e gjelbër.

Nëse e mbillni atë në pranverë, sigurohuni që ta bëni këtë me përfundimin e ngricave.

Sa i përket ekspozimit në diell, sallata e gjelbër mund të durojë nxehtësinë deri në mesditë.

Vazoja e Duhur

Përmasat e vazos janë në varësi të sasisë së sallatës që do të rrisni.

Dheu ku do të mbillni sallatën duhet të jetë i lagësht por jo i qullët.

Sallata e gjelbër nuk e toleron lagështinë e tepërt, ndaj vazoja duhe të mundësojë një sistem të mirë kullimi.

Përveç dheut të mirë e të shkrifët, vazon mund ta mbushni edhe me rërë dhe pak guralecë por edhe fertilizues.

Si Të Mbillni Sallatën E gjelbër

Mënyrat për mbjelljen e sallatës janë: direkt nga fara apo me fidanë.

Nëse zgjidhni farën, mund të zgjidhni një enë të madhe e jo shumë të thellë ku t’i shpërndani farat dhe t’i mbuloni lehtas me dhe.

Lëreni enën në një vend të ndriçuar mirë dhe ujitini me ujë deri në çeljen e filizave.

Për lehtësi, mbulojeni enën me një qese të madhe plastike. Kjo e fundit do t’i mbrojë farat nga shiu dhe do të krijojë efektin serë.

Kur filizët të kenë çelur dy gjethe, transportojini ato në vazot përkatëse të mbushura me dhe dhe të ujitura.

Kur t’i mbillni filizët merrni në konsideratë faktin se sallata kërkon hapësirën e nevojshme, ndaj mos i ngjishni ato në saksi.

Pas 10 javësh, bimën mund ta ushqeni me fertilizues.

Kur sallata të jetë formuar plotësisht mblidheni atë herët në mëngjes sepse më vonë gjatë ditës, gjethet do të jenë më të buta nga dielli.

Ju mund të mblidhni vetëm gjethet dhe kokën e sallatës ta lini të paprekur sepse ajo do të vazhdojë të çelë të tjera. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë