Pre, Sht 22, 2023
Banner Top
Banner Top
Si reagon trupi pasi lidhja e dashurisë përfundon?

Ndarjet janë të rënda për secilin. Kur një çift ndahen, të dy partnerët përjetojnë emocione negative të cilat ndikojnë në tërë trupin.

Për shkak të ndarjes ju mund të ndjeni stres dhe të keni probleme me gjumë. Njerëzit janë të mësuar të kenë kontakte me njerëzit e tjerë, e kur një prej tyre humbet, dhimbja paraqitet. Studimet kanë treguar që dhimbjet që vijnë nga ndarja, aktivizojnë  të njëjtën pjesë në tru që stimulohet nga varësia e kokainës!

Ndarja mund të shkaktojë edhe dhimbje fizike. Truri mund t’i dërgojë sinjale pjesëve të tjera të trupit dhe shpeshherë njerëzit që janë në ditët e para pas ndarjes, mund të përjetojnë shtrëngim në gjoks ose edhe kokë-dhembje.

Gjithashtu, pas një ndarje personi përjeton ndryshim të oreksit. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë