Die, Maj 9, 2021
Banner Top
Banner Top
Si e shohin dashurinë gratë e si burrat?

Dashuria është vështirë të përshkruhet. Edhe më e vështirë është të përshkruhet se si gratë dhe burrat bien në dashuri.

Sipas psikologes Dr.Danielle Forshee, burrat dhe gratë ndjejnë dhe i shprehin emocionet e tyre kur fantazojnë për dikë të seksit tjetër, në mënyrë totalisht të ndryshme.

“Hulumtimet sugjerojnë që burrat dhe gratë ndryshojnë në mënyrën se si i shprehin ndjenjat. Gjinia është thjeshtë një konstrukt dhe jo të gjithë i kanë të njëjtat eksperienca bazuar në gjininë e tyre. Kur vjen puna tek dashuria, nuk ka rregulla strikte por bazuar në hulumtime shpencore ekzistojnë disa dallime të vogla në atë se si burrat dhe gratë e shohin dashurinë”, shprehet Forshee.

Ja disa dallime se si gratë dhe burrat e shohin dashurinë:

Burrat bien në dashuri më shpektë

Ndonëse kinemaja na ka bërë të besojnë që gratë dashurohen më shpejtë, në fakt nuk është asnjë rregull për këtë. Bazuar në studimin e psikologëve të cifteve, Jonathan Bennett dhe David Bennet,  burrat bien më shpejtë në dashuri.

Burrat janë më impulsiv kurse gratë më analitike

Burrat janë më impulsiv kurse gratë janë më analitike rreth gjithckaje që ka të bëjë me dashuri.

Burrat janë të fokusuar në pasion kurse gratë në ndjenja

Sipas Jonathan dhe Bennett, perspektiva e burrave për dashuri zakonisht udhëhiqet nga pasioni dhe jo nga stabiliteti emocional./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë