Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
SHSKUK: Nga tani e tutje për çdo konkurs për infermierë do të aplikohet një pyetësor i standardizuar për testim profesional

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar nga tani e tutje për çdo konkurs për infermierë do të aplikohet një pyetësor i standardizuar për testim profesional.

Sipas SHSKUK-së kjo praktikë bëhet në funksion të rritjes së transparencës, objektivitetit dhe cilësisë në proceset e rekrutimit.

Siç ka shpjeguar SHSKUK-ja, në të kaluarën, pyetjet janë formuluar nga komisionet përkatëse profesionale. Tani, ato përzgjidhen në mënyrë të rastësishme nga fondi i pyetjeve përmes sistemit kompjuterik për secilin kandidat, duke rritur objektivitetin dhe integritetin e procesit.

“Fondi i pyetjeve është hartuar nga njësitë profesionale të ShSKUK-së, në përputhje me standardet bashkëkohore të praktikës infermierore, dhe synon një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të kandidatëve.” ka thënë SHSKUK.

Ttje në këtë njoftim është treguar se pyetjet mbulojnë fusha kyçe si praktika infermierore, etika profesionale, siguria e pacientit dhe kujdesi shëndetësor cilësor, si dhe përfshijnë njohuri nga fusha administrative dhe ligjore të hartuara nga Ministria e Administratës Publike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë