Lufta kundër pandemisë globale e njohur më mirë si COVID-19 ka mundësuar testime në forma të ndryshme, studiuesit janë gjithmonë në kërkim të testeve të shpejta për nxjerrjën e rezultateve dhe një test i tillë tashmë është i lansuar.
Shkenctarët në Universitetin e Oksfordit thonë se kanë zhvilluar një test të coronavirusit që mund të identifikojnë virusin në më pak se pesë minuta.
Universiteti i Oksfordit shpreson të fillojë prodhimin e pajisjeve në fillim të vitit 2021 dhe më pas ta miratojë atë gjashtë muaj pas kësaj, raporton BBC.
Gjithashtu është bërë e ditur se testi i ri mund të përdoret në biznese dhe aeroporte të ndryshme.
Ndryshe, 38.5 milionë njerëz janë infektuar në nivelin global gjersa kanë vdekur rreth 1.1 milion persona./Familjajonë













