Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Shkencëtarët shpjegojnë se pse shtoni peshë gjatë dimrit dhe si ta parandaloni

Pyetjet tuaja përgjigjen më në fund dhe gjithashtu këto janë këshillat e duhura se si të parandaloni shtimin në peshë.

Njerëzit shpesh e fajësojnë sezonin e festave për shtimin e peshës që kemi gjatë dimrit, por kjo nuk është shumë e saktë.

Sipas disa studimeve, problemi është diku tjetër dhe jo tek ushqimi i festave të fundvitit.

Me mungesën e dritës së diellit, mekanizmi jonë i mbijetesës na detyron të shtojmë peshë, por kjo nuk është e pashmangshme.

Këto janë arsyet pse ju shtoni peshë dhe si ti shmangni:

Metabolizmi ynë forcohet

Në dimër, metabolizmi funksionon më mirë, sepse trupit tonë i duhet më shumë energji për të stabilizuar temperaturën.

Kjo do të thotë se ushqimi që hamë normalisht, nuk na mjafton, prandaj ne hamë më shumë.

Provoni të qëndroni në ambiente më të ngrohta në mënyrë që trupi të mos ketë nevojë për energji më të madhe, shkruan “BrightSide”.

Qelizat krijojnë shtresa dhjamore

Qelizat tona reagojnë pozitivisht ndaj dritë së diellit. Kur ne ekspozohemi në dritë natyrale të diellit, qelizat e lëkurës sonë shkrijnë dhjamin, transmeton lajmi.net. Pra, në mungesë të diellit ato shtresojnë dhjam.

Ekspozohuni në dritë natyrale sa më shumë që të mundeni. Mëngjeset janë ato që iu japin rastin më të mirë për tu ekspozuar në dritë të diellit.

Trupi juaj po bëhet gati për letargji

Njerëzit parahistorik binin në letargji për tu mbrojtur nga dimri i ashpër. Prandaj gjatë dimrit, ju ndiheni më të lodhur sepse trupi instinktivisht djegë më pak kalori që të ruaj ushqim për gjithë dimrin.

Për këtë nuk mund të bëni shumë, thjeshtë shijojeni dembellëkun!

Ju provoni të ngroheni me ushqim

Gjatë dimrit zakonisht ne jemi më të prirë të zgjedhim të hamë ushqime që do na krijojë rezerva dhjamore. Sado freskuese të jetë një sallatë gjatë verës, dimrit ju do të preferoni një gjellë të ngrohtë plot kalori.

Hani ushqime që duhen më gjatë për tu tretur, si p.sh. proteina, yndyra të shëndetshme etj, transmeton lajmi.net.

Na vjen më shumë gjumë

Mungesa e dritës dhe ditët më të shkurta ndikojnë në hormonet tona. Në mungesë të dritës, trupi ynë prodhon metatoninë, që është hormoni që na vë në gjumë.

Prandaj, rrini në vende më të ndritshme.

Nuk ushtrojmë fizikisht

Me të gjitha deri më tani, është e kuptueshme që jemi më pak të motivuar për të bërë ushtrime gjatë dimrit. Disa aktivitete që ne zakonisht i bëjmë në mot të ngrohtë si p.sh. vrapi etj, në dimër ne do i shmangim.

Zgjedha më e mirë është që të bëni ushtrime në shtëpi për 20-30 minuta çdo ditë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë