Enj, Pri 16, 2026
Banner Top
Banner Top
Shëndetësi, mjekësi dhe gatim, këtë të diel në Familja Jonë

Këtë të diel, emisioni “Familja Jonë” në Kanal 10 sjell një program të mbushur me tema nga fusha të ndryshme, duke filluar me shëndetësinë dhe duke përfunduar me rubrikën e kuzhinës.

Në pjesën e parë të emisionit, i ftuar do të jetë dr. Izet Sadiku, me të cilin do të diskutohet mbi rëndësinë e vaksinimit dhe procesit të imunizimit, si dhe roli i tyre në parandalimin e sëmundjeve.

Më pas, në një material të përgatitur për këtë edicion, do të trajtohet Konferenca Ndërkombëtare Multidisiplinare e Shkencave Mjekësore, duke sjellë detaje nga diskutimet dhe pjesëmarrja e ekspertëve të ndryshëm në këtë ngjarje.

Në vazhdim, gazetarja Bubulina Peni do të sjellë një reportazh të veçantë kushtuar Ditës Botërore të Hemofilisë, duke vënë në pah ndërgjegjësimin dhe sfidat me të cilat përballet Kosova me këtë sëmundje.

Emisioni do të mbyllet me rubrikën e kuzhinës, ku kolegu Alban Uskana do të prezantojë dy receta të veçanta për shikuesit të cilave ai u ka dhënë emra të veçantë duke i quajtur Sendviç “Albanezo” & sallatë “e meçme”.

Si çdo herë, “Familja Jonë” transmetohet të dielen nga ora 16:00 në Kanal 10.

Youtube

Arkiva

Kategoritë