Shoqata e Mamive të Kosovës (SHMAKS) në partneritet me Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë, Shoqatën e Infermierëve të Neurologjisë, Shoqatën e Laborantëve, Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë dhe Shoqatat e Infermierëve – Mamive të Shqipëria, Malit i Zi dhe Maqedonia, organizon:
Kongresin e 1rë Kombëtar të Profesionistëve Shëndetësor që do të mbahet me 06 – 07 Dhjetor 2019, në Prishtinë.
Ky eveniment i shoqatave të profesionistëve shëndetësor ka qëllim:
➢ Të shërbejë si mundësi përmes së cilës, profesionistët shëndetësor do të promovojnë punën e tyre edukative, profesionale dhe hulumtuese shkencore.
➢ Të organizojë aktivitete në fushën e edukimit të vazhdueshëm profesional përmes simpoziumeve, konferencave dhe punëtorive profesionale./Familja Jonë