Në ambulancat specialistike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) vazhdon të regjistrohet fluks i madh i pacientëve.
Sipas të dhënave, vetëm brenda një dite në këto ambulanca marrin shërbime rreth 800 pacientë, pa përfshirë shërbimet që ofrohen në ambulancat e klinikave, transmeton Gazeta Shneta.
Në nivel javor, numri i pacientëve arrin rreth 4 mijë ndërsa në muaj rreth 16 mijë pacientë marrin shërbime specialistike.
Si pasojë e këtij fluksi të madh, në disa raste krijohen pritje për marrjen e shërbimeve në ambulancat specialistike të QKUK-së.












