Enj, Tet 21, 2021
Banner Top
Banner Top
Pulmologia e parë grua në Ferizaj – Historia e dr. Fatiri Hysenit

Sapo kishte përfunduar studimet në Tiranë, u kthye në Kosovë për të vazhduar misionin e saj, të shkojë hapave të babait, dr.Shyqeri Hysenit, i cili në kohën e tij ishte pulmologu i parë në komunën e Ferizajit dhe i gjithë komunave përreth.

Është kjo specialistja më e re e Pulmologjisë, dr. Fatiri Hyseni, e cila në paraditën e 21 shtatorit e mbrojti edhe provimin e fundit të specializimit me mentore dr. Rukije Mehmeti, pulmologe.

Për të arritur deri këtu Dr. Fatiri kishte kaluar një rrugë të gjatë studimesh e punë. Menjëherë pas studimeve punoi për 4 vite me radhë si mësimdhënëse në shkollën e mesme të mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj. Për të vazhduar pastaj edhe 4 vite tjera si mjeke e përgjithshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. II në Ferizaj.

Pothuajse 2 vitet e fundit të punës në këtë Qendër i bënte paralel me punën praktike të specializimit në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Ishte COVID-19, ai i cili jo vetëm për Dr. Fatirin por për të gjithë mjekët ne vend dhe botë ishte shumë i panjohur dhe me shumë të papritura.

Por nuk ishte arsye që të lodhej nga ky profesion, madje, përkundrazi, doktoresha Hyseni krahas specializimit në QKUK ka punuar njëkohësisht edhe në Qendrën Diagnostike “Pleura” në Ferizaaj, pranë babait të saj, Dr. Shyqeri Hysenu.

Nga sot, dr. Fatiri Hyseni është gruaja e parë dhe e vetme si specialiste pulmologe në: Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpcë, Viti, Lipjan dhe Gjilan.

Arkiva

Kategoritë