Sht, Tet 10, 2026
Banner Top
Banner Top
Pse ndodh “paraliza e gjumit”?

Paraliza e gjumit është një gjendje aspak e mirë emocionale dhe trupore, mirëpo ka një shpjegim psikologjik se pse na paraqitet kjo.

Paraliza e gjumit përfshin paaftësinë e individit për të lëvizur pasi të zgjohet nga gjumi. Personi që pëson paralizë të gjumit ndihet i dërrmuar dhe e ka një përshtypje se dikush është në dhomë me të.

Kultura të ndryshme e përshkruajnë ndryshe prej njëra-tjetrës ndjenjën e paralizës së gjumit, por në thelb të gjitha këto kultura e paraqesin si një gjendje të keqe.

Arsyja pse ndodh paraliza e gjumit mendohet se është pikërisht te valët aktive të trurit që aktivizohen. Ne ndihemi sikur jemi zgjuar dhe, përvec syve, jemi të palëvizshëm.

Paraliza e gjumit nuk paraqet rrezik dhe është e padëmshmë, sidomos kur përseritet rrallë. Ajo mund të merret thjesht si një gabim i trurit tonë, i cili nuk arriti të na kthejë plotësisht nga gjendja e fjetur në të zgjuar.

Janë 8 për qind nga popullsia e përgjithshme e botës që e përjetojnë së paku një herë në jetën e tyre paralizën e gjumit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë